Mediumi anglez: Rashica, afër transferimit te Aston Villa

Mediumi anglez: Rashica, afër transferimit te Aston Villa

Sport August 05, 2020 - 23:49
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, është lidhur shumë me një kalim te Aston Villa, shkruan “Birmingham Live”, transmeton “Zeri.info”.

Rashica realizoi 8 gola në 28 paraqitje në Bundesligë në edicionin e kaluar.

Reprezentuesi kosovar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, derisa raportohet se Aston Villa është duke udhëhequr garën.

Në Gjermani, thuhet se Leipzigu dhe Borussia Dortmundi janë duke vëzhguar situatën e ish-sulmuesit të Kosovës së Vushtrrisë.

Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar së fundmi se Rashica ka arritur marrëveshje me një klub.

Por, ka shtuar se ai klub duhet të arrijë marrëveshje edhe me Bremenin, gjë e cila nuk ka ndodhur ende./Zëri