Dybala në skuadrën e Juventusit për ndeshjen ndaj Lyonit

Dybala në skuadrën e Juventusit për ndeshjen ndaj Lyonit

Sport August 07, 2020 - 16:58

Paulo Dybala është i ftuar nga skuadra e Juventusit për ndeshjen e sontme ndaj Lyonit, por që do të jetë befasuese nëse ai starton.

Ndeshja e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve u mbyll 1:0 në Francë, derisa sonte do të luhet ndeshja e kthimit, shkruan "Zeri.info".

Dybala mori pjesë në seancën e djeshme stërvitore të Juventusit, por jo duke  treguar 100 përqind i gatshëm.

Kështu, ai nuk pritet të jetë në formacionin startues, por që mund të inkuadrohet nga stoli.

Gjithashtu, Giorgjio Chiellini dhe Merih Demiral janë ftuar nga Juventusi, derisa Matthijs de Ligt do të luajë së bashku me Leonardo Bonuccin nga fillimi.

Douglas Costa, Mattia De Scigilio dhe Sami Khedira janë të lënduar nga ana tjetër.

Skuadra e plotë e Juventusit:

Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur, Muratore; Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi, Olivieri. /Zeri.info