Albian Ajeti drejt largimit nga Premierliga, pranë të nënshkruajë me klubin e madh evropian

Albian Ajeti drejt largimit nga Premierliga, pranë të nënshkruajë me klubin e madh evropian

Sport August 07, 2020 - 17:11

Albian Ajeti do të ndryshojë skuadër dhe kampionat në këtë afat kalimtar.

Ditë më parë është raportuar se futbollisti nga Kosova është nën "radarin" e Celticut në Skoci, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, tani, "Sky Sports" raporton se amrrëveshja mes Ajetit dhe kampionit skocez është afër.

Ajeti që luan te West Hami do të huazohet me të drejt blerje te Celticu.

Trajneri i Celticut, Neil Lennon ka ndërhyrë në këtë transferim, derisa e ka kërkuar me ngulm futbollistin shqiptar.

"Mund të finalizohet gjithçka javën tjetër", ka shkruar Joseph në "Twitter".

Ajeti te West ham kaloi verën e shkuar, pas një edicioni të mirë me Baselin. 

Sulmuesi, i cili luan për Zvicrën, nuk ka pasur shumë hapësira dhe largimi nga “Çekanët” është vendimi më i mirë për të. /Zeri.info