Ylli i Superligës Jetmir Topalli e vazhdon karrierën në Turqi

Ylli i Superligës Jetmir Topalli e vazhdon karrierën në Turqi

Sport August 13, 2020 - 17:44
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Ballkanit, Jetmir Topalli, është shumë afër kompletimit të transferimit të tij në Turqi, shkruan “Zeri.info”.

Mediet turke raportojnë se Topalli ka arritur marrëveshje me Yeni Malatyasporin.

Raportohet se gjithçka është thuasje e kryer, derisa ka mbetur vetëm prezantimi i Topallit te skuadra e re.

“Ajansspor” ka krahasuar 22-vjeçarin me sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Topalli shkëlqeu me Ballkanin në sezonin e fundit, ndërsa me herët ka luajtur edhe te Vushtrria./Zëri