Lyoni eliminon 'Qytetarët' dhe i kthen pas në ishull

Lyoni eliminon 'Qytetarët' dhe i kthen pas në ishull

Sport August 15, 2020 - 22:58

Lyoni e ka mposhtur Manchester Cityn 3-1 dhe kështu është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Lyon e ka shkaktuar befasinë e madhe në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar njërin nga pretendentët kryesor, Manchester Cityn, shkruan Reporteri.net

Skuadra franceze fitoi 3-1 kundër Cityt që dominoi lojën, por në fund u eliminua pasi nuk i mjaftoi vetëm posedimi i topit.

Cornet 24′ dhe Dembele 79′, 87′ shënuan për Lyonin, derisa golin e vetëm për Cityn e shënoi De Bruyne në minutën e 69-të,

Lyoni tani në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Bayernin që dje eliminoi Barçën pasi e mposhti 8-2.