Slloveni shkruan histori në Tour de France, fituesi më i ri nga viti 1904

Slloveni shkruan histori në Tour de France, fituesi më i ri nga viti 1904

Sport September 21, 2020 - 11:29
Zbuloni detajet

Çiklisti slloven Tadej Pogacar ka shkruar historinë e disiplinës së tij sportive duke fituar edicionin e këtij viti të Tour De Francë, në moshën 22-vjeçare.

Pogacar hyn kështu në librat mbi garën më të famshme në botë pasi është fituesi më i ri nga viti 1904.

Triumfi i tij do të kujtohet gjatë, pasi deri në garën e së shtunës, favoriti absolut ishte bashkatdhetari i tij Primoz Roglic, që mbante fanellën e verdhe ikonike nga etapa e nëntë e garës.

Image

Por një performancë e shkëlqyer e të riut në garën malore, i dha një avantazh prej 59 sekondash që nuk mund të rikuperohej dot në etapën e fundit, të Parisit, ku tradicionalisht nuk luftohet për fitoren finale.

Edhe prania e publikut ishte shumë më e limituar, ku vetëm 5 mijë persona lejoheshin të brohorisnin idhujt e tyre sportivë.

Image