Zyrtare: S'ka futboll në Shqipëri, klubet vazhdojnë bojkotin e kampionatit

Zyrtare: S'ka futboll në Shqipëri, klubet vazhdojnë bojkotin e kampionatit

Sport September 21, 2020 - 14:16
Zbuloni detajet

Superiore Shqiptare vazhdon bojkotin.

Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës, Edvin Libvohova është shprehur se bojkoti do të vazhdojë.

Më tej ai u shpreh se kërkesat janë kthyer pas për t’u përgatitur përsëri dhe t’i dërgohen kryeministrit.

“Përfundimisht ramë dakord për të dërguar pas listën me 4 kërkesat që kemi bërë. Do kthehen pas për tu përgatitur dhe për tu dërguar përsëri. Përshëndesim deklaratën e Fidel Yllit që qeveria është e gatshme për të dëgjuar kërkesat tona. Ne do vazhdojmë ta shikojmë situatën ditë pas ditë. Bojkoti do të vazhdojë”, u shpreh Libohova. /Panorama