Ngec transferimi i Milot Rashicës tek Aston Villa, kjo është arsyeja

Ngec transferimi i Milot Rashicës tek Aston Villa, kjo është arsyeja

Sport September 26, 2020 - 08:27

Aston Villa e ka bërë një hap mbrapa në transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni.

24-vjeçari ka qenë i ndjekur nga Aston Villa gjatë gjithë këtij afati kalimtar veror, por edhe nga klube tjera, raporton "BirminghamLive", shkruan "Zeri.info".

Është raportuar se Aston Villa është pajtuar të paguajë 22.5 milionë euro për transferimin e Rashicës, por tashmë është shfaqur një problem.

Futbollisti i Kosovës ka kërkuar dyfishim të pagës nga ajo që merr në Werder Bremen - 40 mijë euro në javë.

Por, Aston Villa ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se nuk dëshiron të shpenzojë shumë në futbollistë që ende s'janë dëshmuar në Premierligë.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ish-futbollistit të Vushtrrisë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. /Zeri.info