Mandzukic rikthehet në Evropë, do të nënshkruajë me Lokomotivën e Moskës

Mandzukic rikthehet në Evropë, do të nënshkruajë me Lokomotivën e Moskës

Sport September 26, 2020 - 09:36

Mario Mandzukic do të largohet shumë shpejt nga futbolli arab, apo nga skuadra e Al-Duhailit, shkruan "Zeri.info".

Mediat ruse raportojnë se "bomberi" kroat do të rikthehet sërish në Evropë, shkruan "Zeri.info".

34-vjeçari besohet se ka arritur marrëveshje me klubin kryeqytetas rus, Lokomotiva e Moskës.

Ish-futbollisti i Juventusit do të jetë pjesë e Lokomotivës së Moskës për dy vitet e ardhshme.

Paga e tij vjetore do të jetë rreth tre milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Mandzukic ishte përmendur edhe si zëvendësuesi i Vedat Muriqit te Fenerbahçe, por klubi nga Stambolli transferoi Enner Valencian për atë pozitë. /Zeri.info