Vëllezërit Inzaghi fitojnë me spektakël, babai qanë nga gëzimi

Vëllezërit Inzaghi fitojnë me spektakël, babai qanë nga gëzimi

Sport September 27, 2020 - 09:19
Lajmet e fundit nga sporti

Dy vëllezërit, Simone dhe Filippo Inzaghi e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në Serie A, duke korrur fitore në ndeshjet e tyre të para, me Lazion përkatësisht Beneventon.

Pipo e kishte disi më të vështirë ndeshjen, por skuadra e tij benevento mori një fitore spektakolare, duke përmbysur Sampdorian nga 2:0 në 2:3.

Pas ndeshjes trajneri i Lazios, Simeone Inzaghi u shpreh se ishte shumë i lumtur, teksa tregoi se babai i tij qante nga gëzimi për fitoret e dy vëllezërve.

“Dua t’i bëj komplimente Pipos për fitoren e sotme. Jam i lumtur për të, meriton gjithçka për pasionin dhe përkushtimin që ka. Kishte një ndeshje më të vështirë se unë. Telefonova prindërit pas ndeshjes dhe babai po qante nga gëzimi“, u shpreh Simone Inzaghi. /Zeri.info