Trajneri i Romës befason, zbulon formacionin në konferencën për shtyp

Trajneri i Romës befason, zbulon formacionin në konferencën për shtyp

Sport September 27, 2020 - 10:29
Lajmet e fundit nga sporti

Ndoshta po ndodh për herë të parë. Trajnerin e Romës, Paulo Fonseca ka befasuar të gjithë kur ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Juventusin dhe aty e ka zbuluar formacionin e ndeshjes.

Gazetarët e pranishëm vazhdimisht bënin pyetje për lojtarët që do të luajnë, teksa Fonseca i ka befasuar të gjithë.

“Nëse diçka e paparashikuar nuk ndodh deri nesër atëherë lojtarët që do të luajnë do të jenë: Mirante, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Santon, Spinazzola, Veretout, Pellegrini, Pedro, Mkhitaryan dhe Dzeko”, deklaroi tekniku portugez.

Mbetet të shihet sonte nëse Fonseca do të ndryshojë ndonjë gjë nga ajo që e ka thënë një ditë më parë. /Zeri.info