Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Real Madridi fiton “El Clasicon” e parë të sezonit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”

Real Madridi fiton “El Clasicon” e parë të sezonit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”

Sport October 24, 2020 - 17:55
Detajet

Ka pëfunduar ndeshja derbi ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, raporton “Zeri.info”.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll, Real Madridi ka triumfuar në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni ndaj Barcelonës me rezultat 1:3.

Qysh në minutën e pestë të takimit, “madrilenët” e shënuan golin e parë në këtë përballje me mesfushorin e talentuar, Valverde.

Barcelona u rikthye shumë shpejtë në lojë duke e barazuar rezultatin vetëm tre minuta më pas me 17-vjeçarin, Ansu Fati që e “tundi” rrjetën e Real Madridit.

Me rezultatin 1:1, dy skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, ishin përsëri kryeqytetasit që rikthyen epërsinë me kapitenin, Sergio Ramos që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndodhi kjo në minutën e 63-të.

Fitoren e Real Madridit e “vulosi” futbollisti kroat, Luka Modriç që shënoi golin e tretë për kampionët në fuqi të La Ligas.

Real Madridi me këtë fitore ndodhet në vendin e parë në La Liga me 13 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Barcelona me këtë humbje në shtëpi gjendet në pozitën e 10-të tabelare në elitën e futbollit spanjoll, me vetëm shtatë pikë të tubuara në pesë takime.

/Zeri.info