Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Enea Koliqi tregon arsyen e ardhjes te SC Gjilanit

Enea Koliqi tregon arsyen e ardhjes te SC Gjilanit

Sport October 26, 2020 - 08:20

Portieri i ri i SC Gjilanit, Enea Koliqi ka treguar arsyen se pse ka vendosur të transferohet te Gjilanit, shkruan “Zeri.info”.

“Gardiani” i “kuqebardhëve” është njëri nga lojtarët aktualisht më në formë të skuadrës nga Anamorava.

Koliqi ka folur për emisionin “Sporti Total” edhe për titullin e kampionit, sipas tij për ta sjell trofeun e më të mirit, duhet investim serioz.

“Më ka pëlqyer projekti i Gjilanit. Objektivi jonë është ndeshja e radhës. Çdo ndeshje e marrim seriozisht dhe në fund do t’i shohim llogaritë. Kukësi ka qenë në Kategorinë e Dytë. Investoi që në vitin e parë në Superiore dhe doli nënkampion. Pak rëndësi ka emri. Nëse investon seriozisht, pak rëndësi ka emri”, ka thënë Koliqi.

Ai tregoi edhe për mungesën aktuale të trajnerit, Gentjan Mezani si dhe vendndodhjen e tij.

“Trajneri ka pasur probleme familjare dhe është në Itali. Shpresoj të mos jetë serioze, por nuk e di arsyen”, ka shtuar më tutje portieri i ardhur nga Shqipëria. 

/Zeri.info.