Bismarku pas hetrikut ndaj Ballkanit tregon ndjenjën e golave dhe për jetën në Kosovë

Bismarku pas hetrikut ndaj Ballkanit tregon ndjenjën e golave dhe për jetën në Kosovë

Sport October 26, 2020 - 09:39

Trepça ’89 dje (e diel) ka arritur të bëjë njërën nga përmbysjet më të mëdha në Superligën e Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Mitrovicasit ishin në disavantazh prej tre golave deri në minutën e 65-të të ndeshjes në “Riza Lushta”, derisa ndeshja u mbyll me rezultat 4:3 për “minatorët”.

Protagonisti kryesor në këtë rikthim të madh të skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Idrizi ishte futbollisti Charles Bismark, që shënoi tri gola, për t’i ndalur tri pikët në Mitrovicë.

Bismarku ka zhvilluar një bisedë me “Zeri.info” dhe është shprehur i lumtur me golat, derisa e ka cilësuar Ballkanin si një skuadër të madhe.

“Ndihem shumë i lumtur që shënova hetrik në pjesën e dytë kundër një ekipi të madh si Ballkani”, ka thënë fillimisht Bismarku.

Tutje, ai ka treguar shkurtimisht për jetën e tij në Kosovë.

“Po, jeta këtu në Kosovë është shumë e mirë dhe po kaloj mirë”, ka shtuar më tutje ai.

I pyetur për të ardhmen e tij në Kosovë, sulmuesi i Trepçës ’89 ka qenë optimist për të ardhmen e tij.

“Po. E ardhmja është e ndritshme dhe e di se e ardhmja do të vendosë më mirë për mua”, ka përfunduar bisedën ai.

Trepça ’89 ndeshjen e ardhshme e luan në mesjavë si mysafire e Drenicës në Skenderaj. /Zeri.info