Shënohen edhe dy gola në ndeshjen Kosova – Holanda

Shënohen edhe dy gola në ndeshjen Kosova – Holanda

Sport October 27, 2020 - 19:34
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sonte po e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Evropian, shkruan “Zeri.info.

Vashat tona në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë po ballafaqohen me Holandën. Van de Donk e ka dërguar Holandën në epërsi prej 0:1, me golin e shënuar në minutën e 11-të.

Në minutën e 30-të Holanda ka dyfishuar epërsinë duke shënuar përmes Snoeijs për 0:2.

Nuk ka vonuar shumë dhe Holanda shënoi për 0:3 përmes Martens /Zeri.info