Tollovi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi, policia arreston zyrtarin e Llapit

Tollovi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi, policia arreston zyrtarin e Llapit

Sport October 27, 2020 - 19:46
Lajmet e fundit nga sporti

Duket se jo gjithçka ka kaluar mirë në ndeshjen Feronikeli – Llapi e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 1:0.

Trajneri i Llapit Tahir Batatina pas ndeshjes pati ankesa në gjyqtarët, por duket se telashe kanë pasur edhe me policinë në korridorin e stadiumit, ku është arrestuar ndihmës trajneri i Llapit, Burim Zhjeqi, shkruan “Zeri.info”.

Llapi në orët e pasdites ka ardhur me një komunikatë ku ka sqaruar çfarë ka ndodhur pas ndeshjes.

Komunikatë për media

Jo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi.

Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit.

Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale.

Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë "lidhni" 

Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit.

Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas.

Ai është i trishtuar me sjelljet e policisë mbi të, i cili ka pësuar trauma nga sjelljet brutale të Njësisë Speciale

Shërim të shpejtë Burim. /Zeri.info

 
Policia e Kosovës ë

Komunikatë për media Jo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi. Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit. Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale. Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë "lidhni" ë Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit. Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas. Ai është i trishtuar me sjelljet e policisë mbi të, i cili ka pësuar trauma nga sjelljet brutale të Njësisë Speciale ë Shërim të shpejtë Burim ë #jodhunësmbipersonatzyrtar #nambroni #mosnasulmoni

Posted by K.F. Llapi on Tuesday, October 27, 2020