Zyrtare: Josep Maria Bartomeu jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

Zyrtare: Josep Maria Bartomeu jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

Sport October 27, 2020 - 21:25
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka paraqitur sonte në mbrëmje dorëheqjen e tij para Bordit të Drejtorëve të FC Barcelonës, raporton “Zeri.info”.

Lajmi është konfirmtar nga faqja zyrtare e Barcelonës, e cila shkruan se presidenti nuk do të vazhdojë më punën me këtë skuadër.

Bartomeu raportohet se i ka prishur maksimalisht marrëdhëniet me yllin skuadrës Lionel Messi i cili gjatë afatit kalimtar kërkoi largimin, dhe ky mendohet se është shkaku që ai ka ofruar dorëheqje në mënyrë që argjentinasi të vazhdojë me skuadrën. /Zeri.info