Milani nuk ka të ndalur, realizon fitoren e radhës, kësaj radhe e mposhtë Sparta Pragën

Milani nuk ka të ndalur, realizon fitoren e radhës, kësaj radhe e mposhtë Sparta Pragën

Sport October 29, 2020 - 20:48

Milani e ka regjistruar edhe fitoren e dytë me radhazi në fazën grupore të Ligës së Evropës.

Në kuadër të grupit H, Milani sonte është përballur me Sparta Pragën, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja që u zhvillua në "San Siro" i takoi vendasve me rezultat bindës, 3:0.

Image

Diaz ('24), Leao ('57) dhe Dalot ('67) i shënuan golat e fitores për Milanin sonte.

Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e parë në grup me gjashtë pikë.

Kurse, skuadra çeke në vendin e fundit pa pikë. /Zeri.info