Nuk shënoi gol sonte, por Marash Kumbulla vlerësohet lart për paraqitjen ndaj CSKA Sofias

Nuk shënoi gol sonte, por Marash Kumbulla vlerësohet lart për paraqitjen ndaj CSKA Sofias

Sport October 29, 2020 - 23:28

Ndonëse Roma nuk ia doli të fitojë ndaj CSKA Sofias në Ligën e Evropës, futbollisti i Shqipërisë, Marash Kumbulla bëri një paraqitje tejet të mirë.

Në dy ndeshjet e fundit, Kumbulla arriti të shënojë dy gola - ndaj Young Boysit dhe Milanit - ndërkaq, sonte u tregua një "mur" për skuadrën bullgare, shkruan "Zeri.info".

Nga "SofaScore", Kumbulla është vlerësuar me notën 7.5, derisa ai fitoi gjashtë nga shtatë duelet në ajër.

Ai bëri katër ndërhyrje, si dhe bëri dy spastrime në zonë. 

Me paraqitjet e fundit, Kumbulla është rikthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë të trajnerin Paulo Foncesca. /Zeri.info

Image