Real Madridi kthehet në shtëpi me një pikë pas takimit me Villarealin

Real Madridi kthehet në shtëpi me një pikë pas takimit me Villarealin

Sport November 21, 2020 - 18:10

Ka përfunduar ndeshja e javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll mes Villarealit dhe Real Madridit, raporton “Zeri.info”.

Dy skuadrat janë pajtuar me nga një pikë këtë duel pasi luajtën 1:1 pas 90 minutave.

Real Madridi e nisi shumë mirë ndeshjen, pasi që në minutën e dytë shënoi Mariano.

Villareal nuk u dorëzua dhe në minutë ne 76-të e arritën barazimit e rezultatit me autorin e golit Moreno që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

“Mbretërit” nuk patën forcë ta rikthejnë epërsinë dhe u pajtuan me një pikë në takimin e vështirë.

“Los Blancos” me këtë pikë të fituar ndodhen në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Villareali është në vendin e dytë në La Liga me 18 pikë të grumbulluara. /Zeri.info