Trajneri Isufi: Drita është dashur të startojë me Vucajn, Gjilani me stilin e njëjtë të lojës nuk jep garanci të mbrojë rezultatin

Trajneri Isufi: Drita është dashur të startojë me Vucajn, Gjilani me stilin e njëjtë të lojës nuk jep garanci të mbrojë rezultatin

Sport November 29, 2020 - 22:27

Drita ka shënuar fitore në derbin e qytetit ndaj Gjilanit me rezultat 2:3, raporton “Zeri.info”.

“Bardhekaltrit” kanë përmbysur “Skifterat” në fund të takimit ku për dy minuta shënoi dy herë për rezultatin 2:3.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi , është i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova dhe ka analizuar takimin gjilanas.

“Jemi mësuar të shohim Gjilanin në ndeshje për ndeshje duke aplikuar stilin e njëjtë të lojës, e cila nuk i ka dhënë garanci që çdo herë të mbron këtë rezultat. Kemi pa lojën me Drenicën gjatë gjithë kohës është mbrojtë dhe ka fituar 1:0. Kemi pa humbjen me Arbërinë, do të thotë nuk ka shfaqë lojë. Drita të them të drejtën duke e pa mënyrën e lojës së Gjilanit, taktikisht iu ka qasur fillimisht gabim. Ka luajtur me dy mesfushorë defanzivë të cilët nuk ishte dashur sipas mendimit tim. Vucaj është dashur të inkuadrohej nga fillimi pasi është mesfushor kreativ”, është shprehur trajneri Isufi. /Zeri.info