Sermaxhaj: Derbi dhe liga e Kosovës ka pasur ngritje, ky derbi nuk ka pasur zhagitje si në të kaluarën

Sermaxhaj: Derbi dhe liga e Kosovës ka pasur ngritje, ky derbi nuk ka pasur zhagitje si në të kaluarën

Sport November 29, 2020 - 22:39

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës, shkruan “Zeri.info”.

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Trajneri Sami Sërmaxhaj ka komentuar derbin e sotëm, ndërsa thotë se Bujar Shabani ishte "futbollisti i ndeshjes".

"Duhet përgëzuar Gjilanin për këto dy klube të mëdha të futbollit. Sa i përket ndeshjes së sotme, brenda vijave të fushës, kishte lojë më shumë aktive se në të gjithë derbit e kaluar", deklaroi Sermaxhaj në "Sporti Total", përcjell "Zeri.info".

"Dua të them se derbi dhe liga e Kosovës ka pasur një ngritje për dallim nga derbit tjerë kur ka pasur më shumë zhagitje të lojës", tregoi ai.

"Ky derbi është karakterizuar me rrjedhshmëri dhe me nivel më të lartë të lojës së futbollit. Këtë e bëri më të begatë shënimi i golave dhe fitorja dramatike në minutat e fundit", shtoi ish-trajneri i Ballkanit. /Zeri.info