Ndeshja interesante na presin sot në futbollin evropian

Ndeshja interesante na presin sot në futbollin evropian

Sport December 05, 2020 - 10:14

Në top-pesë kampionatet më të forta në Evropë - Angli, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë - sot do të zhvillohen shumë ndeshje interesante.

Në Premierligën angleze, Manchester Unitedi do të ketë punë në Londër me West Hamin, derisa Manchester City e pret në shtëpi Fulhamin, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, Chelsea përballet me Leeds Unitedin në "Stamford Bridge".

Në Francë, Montepellier i bën "konak" Paris Saint-Germainit, kurse në Gjermani, Bayern Munich përballet me RB Leipzigun, derisa Dortmundi i shkon Eintracht Frankfurtit.

Në elitën e futbollit italian, Serie A, Juventusi luan derbin lokal ndaj Torinos, derisa Interi e pret Bolognan.

Për fund, në Spanjë, Real Madridi përballet në "Sanchez Pizjuan" me Sevillën, kurse Barcelona është mysafir i Cadizit. /Zeri.info

Image