Presidenti i PSG-së pyetet për ardhjen e Messit në Paris, ai befason me përgjigjjen e tij

Presidenti i PSG-së pyetet për ardhjen e Messit në Paris, ai befason me përgjigjjen e tij

Sport December 05, 2020 - 11:22

Neymar da Silva kishte shkaktuar bujë në mesjavë pas fitores ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain kishte deklaruar se "dëshiron të luajë prapë me Lionel Messin", shkruan "Zeri.info".

Më pas mediat nisën të raportonin se PSG-ja mund të jetë klubi i ardhshëm i Messit pas largimit nga "Camp Nou".

Këtë situatë e ka komentuar edhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Duke folur për "Touche Pas a Mon Poste", Al-Khelaifi u pyet për ardhjen e mundshme të Messit në Paris.

"Messi është një futbollist i Barcelonës. Nuk mund të flasë për këtë", tha ai. /Zeri.info