Konfirmohet, Taulant Xhaka do të operohet në gju
Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, do të operohet në ligamentin e gjurit, shkruan “Zeri.info”.
Lajmi është konfimuar nga klubi i tij Baseli në faqen zyrtare nëpërmjet një njoftimi.
“Të dëshirojmë shërim të shpejtë, Tauli!”, ka shkruar FC Baseli në llogarinë zyrtare në “Twitter”.
ë | Taulant Xhaka will have to be operated on his medial collateral ligament. He will be out for the rest of the season. We wish him a swift recovery! #FCBasel1893 #zämmestark pic.twitter.com/lJZNoTTjgo
— FC Basel 1893 ë (@FC_Basel_en) January 15, 2021
29-vjeçari pritet të humbas pjesën e mbetur të edicionit 2020/2021.
Taulant Xhaka është lënduar në gusht gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donetskut.
Gjatë kontrollimeve mjekësore u vërtetu se ai ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë. /Zeri.info