Trepça ’89 e huazon futbollistin e Ballkanit

Trepça ’89 e huazon futbollistin e Ballkanit

Sport January 18, 2021 - 13:19
Detajet

Trepça ’89 ka arritur marrëveshje me Ballkanin për huazimin e mbrojtësit të krahut, Albin Kapra.

Informacionin e ka konfirmuar edhe kapiteni i skuadrës, Muharrem Jashari gjatë një deklarimi të tij në emisionin “Sporti Total”.

Kapra në stinorin vjeshtor nën drejtimin e trajnerit Ismet Mushini ka shfaqur paraqitje të kënaqshme.

Image

Ballkani në vend të Kaprës ka afruar ish-futbollistin e Dritës, Arbër Shalën.

Derisa Ballkani në këtë edicion po “lufton” për titull, Trepça ’89 e kërkon mbijetesën. /Zeri.info