Historike: Ky është futbollisti i parë që transferohet përmes monedhës virtuale bitcoin

Historike: Ky është futbollisti i parë që transferohet përmes monedhës virtuale bitcoin

Sport January 19, 2021 - 11:48
Detajet

Ish-sulmuesi i Real Madridit B dhe Levantes, David Barral, është bërë lojtari i parë që është blerë duke përdorur monedhën e virtuale bitcoin.

37-vjeçari ka nënshkruar zyrtarisht për ekipin e Ligës së Dytë të Spanjës DUX Internacional de Madrid këtë javë në një marrëveshje të financuar tërësisht përmes përdorimit të bitcoin - monedhës dixhitale ose virtuale.

Klubi i cili është në pronësi të futbollistëve Borja Iglesias dhe Thibaut Courtois nuk e kanë zbuluar ende vlerën totale të marrëveshjes.

Në një postim në mediat sociale DUX Internacional mirëpriti sulmuesin me përvojë ndërsa falënderoi sponsorin e tyre.

“David Barral është lojtari i ri i DUX Internacional de Madrid. Ai bëhet lojtari i parë në histori, i cili firmos përmes kriptovalutave”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell Zeri.info.

Barral i cili bëri mbi 50 paraqitje për ekipin rezervë të Real Madridit, shprehu kënaqësinë e tij për transferimin e tij të fundit.

“I lumtur që u bashkova me projektin me ambicie dhe përgjegjësi të etur për të vazhduar garën dhe për të arritur sfida të rëndësishme në karrierën time sportive” shkroi ai në faqen e tij zyrtare në Twitter. /Zeri.info