Llapi e fiton ndeshjen e parë miqësore në tokën turke, vendos goli i Mentor Zhdrellës

Llapi e fiton ndeshjen e parë miqësore në tokën turke, vendos goli i Mentor Zhdrellës

Sport January 19, 2021 - 13:42
Detajet

Skuadra e Llapit tash e disa ditë është duke u përgatitur në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore para fillimit të kampionatit, raporton Zeri.info.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina sot (e martë) e ka zhvilluar miqësoren e radhës ku është ndeshur me skuadrën e Diyarbairspor.

Llapjanët triumfuan në këtë miqësore me rezultat minimal 1-0.

Realizuesi ishte mesfushori i njohur kosovar, Mentor Zhdrella.

Për llapjanët kjo është miqësorja e dytë në Turqi pasi ditë më parë me ekipin turk Tuzlaspor me shifrat 1:1. /Zeri.info