KEK-u shënon fitore të ngushtë në miqësore përballë Ramiz Sadikut

KEK-u shënon fitore të ngushtë në miqësore përballë Ramiz Sadikut

Sport January 19, 2021 - 16:27
Detaje

Të martën (sot) është zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndërmjet dy skuadrave të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

KEK-u ka shënuar fitore të ngushtë 2:1 ndaj skuadrës kryeqytetase, Ramiz Sadikut.

“Elektricistët” fituan përballjen falë golave të shënuar nga Visar Sahiti dhe Diellon Azizi.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet dy skuadrave të tjera të Ligës së Parë, ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës, që përfundoi me fitoren e lipjanasve me shifrat 0:3. /Zeri.info