Rahoveci udhëton në Pejë, Sigal Prishtina e mirëpret Trepçën, Ylli është nikoqir i Bashkimit

Rahoveci udhëton në Pejë, Sigal Prishtina e mirëpret Trepçën, Ylli është nikoqir i Bashkimit

Sport January 19, 2021 - 16:44
Detaje

Java e 16-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshje interesante, shkruan “Zeri.info”.

Filimisht të mërkurën (nesër) Ponte Prizreni do të marrë rrugën për në Gjakovë, aty ku e mirëpret Vëllaznimi.

Po të njëjtën ditë, Peja do të jetë nikoqir i liderit Rahovecit, në takimin që zhvillohet në palestrën “Karagaçi”.

Ndërkaq, të enjten janë në program dy ndeshjet e fundit për këtë xhiro.

Sigal Prishtina do ta kërkoj fitoren ndaj Trepçës së motivuar, derisa Golden Eagle Ylli luan në Suharekë përballë Bashkimit.

Këto janë oraret dhe çiftet e plota të xhiros së 16-të në elitën e basketbollit kosovar:

Image

/Zeri.info