Gjilani fiton me përmbysje kundër Drenicës në miqësore, shënojnë prurjet e reja

Gjilani fiton me përmbysje kundër Drenicës në miqësore, shënojnë prurjet e reja

Sport January 19, 2021 - 16:53
Detaje

Është mbyllur ndeshja kontrolluese midis dy skuadrave të cilat garojnë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Gjilani ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Drenicës së drejtuar nga Bledar Devolli, në miqësoren e luajtur në qytetin e Durrësit.

1:3 ishte rezultati final i duelit kontrollues, me “kuqezinjtë” të cilët shënuan të parët me anë të ardhjes së re, Dardan Rogovës.

Ndërkaq, për Gjilanin shënuan Darko Nikaq me dy gola dhe një nga Qëndrim Dautaj.

Drenica dhe Gjilani janë duke kryer fazën përgatitore në shtetin amë, saktësisht në qytetin bregdetar të Durrësit. /Zeri.info