Arbëria mposhtet nga skuadra ruse në miqësore,  luajti edhe Bernard Berisha

Arbëria mposhtet nga skuadra ruse në miqësore, luajti edhe Bernard Berisha

Sport January 19, 2021 - 17:17
Detaje

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Arbëria ka pësuar humbje nga ekipi rus, Akhmat Grozny në miqësore, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati përfundimtar i përballjes së zhvilluar në Antalia ishte 3:1 për skuadrën nga kampionati elitar i Rusisë.

Sfida është luajtur në tri pjesë me nga 30 minuta.

Akhmati shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërkaq në pjesën e dytë nuk pati shënime të tjera.

Në këto 30 minuta nga loja doli edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Berisha që kishte një mundësi të mirë shënimi.

30 minutat e fundit, Arbëria e mori lojën në kontrollë dhe arriti të realizonte golin përmes Dior Zabërgjës që realizoi pasi që Almir Kryeziu nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë.

Krejt në fund, skuadra ruse realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1. /Zeri.info