Prishtina e kryen stërvitjen e parë në Antalia, konfirmohen tri ndeshje miqësore

Prishtina e kryen stërvitjen e parë në Antalia, konfirmohen tri ndeshje miqësore

Sport January 19, 2021 - 17:26
Detaje

FC Prishtina ka zbarkuar ditën e sotme (e martë) në Antalia për të kryer fazën përgatitore për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

“Bardhekaltërit” kanë njoftuar në faqen zyrtare se në ekspeditën e klubit janë 23 lojtarë, derisa kanë konfirmuar mungesat e Gauthier Mankendës e Otto Johnit për shkaqe dokumentacioni, Alban Muqiqit që është i infektuar me COVID-19 dhe Ermal Vitija që është i lënduar.

FC Prishtina gjatë qëndrimit në Antalia, pritet të zhvillojë katër ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të përballet me Dritën në Superkupën e Kosoës më 23 janar, teksa do të luaj edhe tri miqësore me Chayka (Liga e Parë Rusi, 26 janar), Orenburg (Liga e Parë Rusi, 29 janar) dhe Rukh Lviv (Superliga e Ukrainës, 31 janar).

Kryeqytetasit do të qëdrojnë në Turqi për 14 ditë. /Zeri.info