Formacionet zyrtare: Monchengladbach – Werder Bremen, merret vendimi për Milot Rashicën

Formacionet zyrtare: Monchengladbach – Werder Bremen, merret vendimi për Milot Rashicën

Sport January 19, 2021 - 18:14
Detaje

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të javës së 17-të në Bundesliga ndërmjet Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremenit, shkruan “Zeri.info”.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica do ta nis takimin nga stoli.

Sulmuesi vushtrrias u kthye xhiron e kaluar nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave disa muaj.

Rashica ndaj Augsburgut u inkuadrua në minutat e fundit të përballjes xhiron e kaluar.

Momentalisht, Bremeni është në pozitën e 12-të me 18 pikë, ndërkaq Mochengladbachu është i teti me 25 të tilla.

Ballafaqimi mes dy skuadrave do të filloj nga ora 18:30. /Zeri.info