Hidhet shorti për Kupën e Botës për Klube

Hidhet shorti për Kupën e Botës për Klube

Sport January 19, 2021 - 18:33
Detaje

Shorti i tërhequr të martën (sot) në selinë e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës ka përcaktuar fatin e gjashtë klubeve që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube FIFA Katar 2020, përcjell “Zeri.info”.

Tigres UANL dhe Ulsan Hyundai FC do të takohen mes vete në takimin e parë të datës 4 shkurt, ndërkaq të njëjtën ditë do të zhvillohet përballja ndërmjes Al Duhail dhe Al Ahly SC.

Fituesi i Copa Libertadores, Palmeiras ose Santos do të përballen me fituesin e ndeshjes se parë në gjysmëfinale.

Kampioni i Evropës, Bayern Munich e pret në gjysmëfinale fituesin e takimit të dytë.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 7 dhe 8 shkurt, derisa finalja e madhe do të zhvillohet me datën 11 shkurt. /Zeri.info