Arbëria i dhuron fanellën e klubit Bernard Berishës para miqësores së sotme

Arbëria i dhuron fanellën e klubit Bernard Berishës para miqësores së sotme

Sport January 19, 2021 - 21:35
Detaje

Gjatë fazës përgatitore të Arbërisë në Antalia është zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës ruse, Akhmat Groznys, shkruan “Zeri.info”.

Arbëria në drejtimin e trajnerit kosovar, Arbnor Morina pësoi disfatë 3:1 ndaj skuadrës nga kampionati elitar i Rusisë.

E për Akhmat Groznyn bën pjesë edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha i cili luajti ndaj “kuqezinjve” nga Lipjani.

Këta të fundit ia dhuruan një fanellë të klubit Berishës në prezencën e presidentit të klubit, Jahir Krasniqit dhe kryetrajnerit, Arbnor Morinës.

Image

Kujtojmë se golin e vetëm për Arbërinë e ka realizuar Dior Zabërgja, pas topit të rikthyer nga portieri që priti penalltinë e Almir Kryeziut.

Ndryshe, Arbëria e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e gjashtë me 21 pikë. /Zeri.info