Kaloi fëmijërinë me një sëmundje, prindërit emocionohen kur shohin debutimin e tij në futboll

Kaloi fëmijërinë me një sëmundje, prindërit emocionohen kur shohin debutimin e tij në futboll

Sport January 19, 2021 - 21:52
Detaje

Një ngjarje tejet emocionuese dhe prekëse ka ndodhur në raundin e tretë të Kupës në Angli, pwrcjell “Zeri.info”.

18-vjeçari, Deklan Tomson, bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Sheffield Wednesday në Kupë, ndërkohë që ka një të kaluar të dhimbshme.

Në moshën 5-vjeçare, ai ishte diagnostikuar, me sëmundjen “Perthes”, një sëmundje e rrallë që shfaqet te fëmijët.

Pas sëmundjes, ai iu nënshtrua disa operacioneve, duke e kaluar fëmijërinë e tij në karrige me rrota.

Megjithatë pavarësisht vështirësive, Tomson nuk u dorëzua për të realizuar ëndrrën e tij dhe ia doli. Ai bëri debutimin me Sheffield Wednesday në Kupë.

Emocionet përveç se te djaloshit 18-vjeçar ishin të mëdha edhe te familjarët e tij, të cilët nuk i mbajtën dot lotët kur e panë djalin e tyre të futej në fushë.

/Zeri.info