Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Notat e futbollistëve: Southampton – Arsenal, Granit Xhaka vlerësohet ndër më të mirët

Notat e futbollistëve: Southampton – Arsenal, Granit Xhaka vlerësohet ndër më të mirët

Sport January 26, 2021 - 23:21
Detaje

Arsenali ka shënuar fitore në shtëpi të Southamptonit, për t’iu hakmarrur për eleminimin nga FA Cup javën e kaluar (1:0), shkruan “Zeri.info”.

“Gunners” fituan 1:3 përballjen në të cilën kontribuoi me asistim mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar nga Prishtina, Granit Xhaka u vlerësua nga sajti “Whoscored.com” me notë të lartë, teksa ishte ndër më të vlerësuarit për skuadrën e tij.

Xhaka mori notën 7.6 në këtë duel, ndërsa më i miri në radhët e Arsenalit ishte Pepe që mori notën 8.1.

Image

Sa i përket ndeshjes, ishin vendasit të parët që hapën llogarinë e golave në minutën e tretë me Armstrong, për t’u barazuar pesë minuta më vonë me Nicolas Pepen që u shërbye nga Granit Xhaka.

Arsenali përmbysjen e arriti në minutën e 39-të me Sakan.

Kurse për rezultatin përfundimtar 1:3 u përkujdes francezi Lacazette në të 72-tën minutë.

Me këtë fitore, Arsenali renditet në vendin e tetë me 30 pikë, ndërkaq Southamptoni është i 11-ti me 29 të tilla. /Zeri.info