Koha kur Mike Tyson në moshë të re tmerronte intervistuesin me goditjet e tij

Koha kur Mike Tyson në moshë të re tmerronte intervistuesin me goditjet e tij

Sport January 27, 2021 - 23:46

Mike Tyson kur ishte i ri kishte "tmerruar" intervistuesin e tij në një televizion britanik kur ai kishte demonstruar shpejtësinë dhe agresivitetin e tij në goditjet e boksit.

21-vjeçari "Iron Mike" ishte në ring me Jimmy Greaves, kur fliste për teknikën e tij, shkruan "Zeri.info".

"Thjesht godas në çast, shpatullat dhe këmbët e mia i sjellin grushtat së bashku me saktësi", thoshte Tyson para se t'i lansonte goditjet e tij.

Në atë periudhë, Tyson ishte "boksieri më i keq në planet".

Ai kishte një rekord prej 34 fitoreve dhe pa asnjë humbje.

Tyson ishte në kulmin e fuqisë së tij, derisa jeta e tij ishte në kaos. /Zeri.info