Boshnjaku për synimet e FC Prishtinës: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Boshnjaku për synimet e FC Prishtinës: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Sport March 07, 2021 - 22:20
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina e ka fituar kryendeshjen e kësaj jave ndaj Llapit me rezultat të pastër 2:0.

Kapiteni i kryeqytetasve, Lorik Boshnjaku është pyetur në emisionin “Ekipi A” në ATV për synimet e Prishtinës.

Boshnjaku ka deklaruar se ata kanë synim dy trofetë.

“Jemi të fokusuar te të dyjat. Kur ta shohim ecurinë që e kemi pasur deri mundem me thënë se te dyjat. Sepse jemi në rrugë të mirë edhe në Kupë. Me këto rezultate na mundësojnë të luftojmë në dy frontet”, ka thënë kapiteni Boshnjaku. /Zeri.info