Munishi për nivelin e gjyqtarëve: Referët tanë dinë të referojnë, por duhet t’i “shtrëngojmë pak”, Nuza është profesor

Munishi për nivelin e gjyqtarëve: Referët tanë dinë të referojnë, por duhet t’i “shtrëngojmë pak”, Nuza është profesor

Sport March 07, 2021 - 22:28
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina e ka fituar kryendeshjen e kësaj jave ndaj Llapit me rezultat të pastër 2:0.

Në këtë xhiro ka pasur ankesa për nivelin e referimit në disa nga ndeshjet e Superligës.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi i ftuar në “Ekipi A” në ATV ka komentuar nivelin e referimit, teksa ka pasur kritika.

Ai ka shtuar se gjyqtari Genc Nuza është profesor për referim

“Referët edhe munden me gabu. Te ne edhe gabon edhe merr notë të mirë edhe shpallet referi më i mirë. Këtë javë nuk e kemi pasur Genc Nuzën që është profesor për këta. Referët tanë dinë të ë, por duhet t’i shtrengojmë pak”, ka thënë Munishi. /Zeri.info