Luan Krasniqi e uron presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin, e përmend edhe Ibrahim Rugovën

Luan Krasniqi e uron presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin, e përmend edhe Ibrahim Rugovën

Sport April 05, 2021 - 12:39
Detajet

Ish-boksieri i mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi, e ka uruar presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila të dielën është zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës, shkruan Zeri.info.

Ish-sportisti me renome ndërkombëtare në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” shkruan se Osmani është fryma dhe trashëgimi e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Urime Kosovë! Urime Presidente Dr. Vjosa Osmani-Sadriu! Ju jeni fryma dhe trashigimi i të madhit Ibrahim Rugova, ju jeni frymzim i atdhedashurisë, sinonim i rrugës së mirëfilltë që Kosovën dhe qytetarët e saj i shpie drejt lirisë së përhershme, drejtë paqes së përhershme, drejtë demokracisë e sovranitetit të gjithmbarshëm, në familjen e madhe Evropiane dhe atë Verioantlantike. Shëndet dhe suksese!”, ka shkruar Luan Krasniqi.

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente me 71 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Zeri.info

Image