Zyrtare: Barcelona e blindon me kontratë të re dhe klauzolë marramendëse Pau Cubarsin
Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht sot (e enjte) marrëveshjen mbi rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit të talentuar, Pau Cubarsi.
Mbrojtësi spanjoll ka vendosur stilolapsin në letër mëngjesin e kësaj të enjte në një ngjarje ku mori pjesë edhe presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta dhe drejtues tjerë si Rafa Yuste, Joan Soler dhe Anderson Luis de Souza “Deco”.
Cubarsi ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, teksa klubi nga Camp Nou i ka vendosur edhe një klauzolë të lartë.
“FC Barcelona dhe Pau Cubarsi kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit me klubin deri më 30 qershor 2027.
“Klauzola e blerjes së lojtarit është vendosur në 500 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Ndryshe, Cubarsi ka debutuar këtë vit ose më saktë me 18 janar të në Kupën e Mbretit kundër Unionistas, dhe vetëm katër muaj më vonë ai u bë një pjesë e rëndësishme e ekipit duke luajtur 20 ndeshje dhe duke fituar zemrat e fansave. /Telegrafi
ë PAU CUBARSÍ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 9, 2024
ë 2ë0ë2ë7ë ë pic.twitter.com/IfSmtWoqDS