Roberto, afër renovimit të kontratës me Barcelonën

Roberto, afër renovimit të kontratës me Barcelonën

Sport April 15, 2021 - 11:45
Lajmet e fundit nga sporti

Sergi Roberto raportohet se do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, transmeton Zeri.info.

Kontrata aktuale e reprezentuesit spanjoll skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa nuk po mungojnë as ofertat për të.

Por, sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizo Romano, 29-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re me katalunasit.

Sipas Romanos, Roberto do të jetë pjesë e Barcelonës së paku deri në verën e vitit 2024.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, por Sergi Roberto pritet të zgjasë bashkëpunimin me Barcelonën së shpejti. /Zeri.info