Klubi i njohur gjerman shpreh interesim për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren

Sport April 15, 2021 - 13:43
Lajmet e fundit nga sporti

Puna e Igli Tares si drejtor sportiv te Lazio duket se i ka pëlqyer një klubi nga Bundesliga, transmeton Zeri.info.

Bëhet fjalë për Eintracht Frankfurtin, klubi i cili raportohet se ka shprehur interesim për shqiptarin.

Sipas medieve gjermane, Enitracht Frankfurt po mendon që Taren ta emëroj drejtor sportiv te klubi i tyre.

Kohëve të fundit është raportuar se ish-sulmuesi shqiptar do të largohet nga Lazio, pas përfundimit të sezonit.

Për Igli Taren thuhet se interesim ka shprehur edhe Milani. /Zeri.info