Barcelona publikon listën me futbollistët e ftuar për finalen në Kupën e Mbretit

Barcelona publikon listën me futbollistët e ftuar për finalen në Kupën e Mbretit

Sport April 15, 2021 - 14:01
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen finale në Kupën e Mbretit, shkruan Zeri.info.

Katalunasit më 17 prill (e shtunë) takohen me Athletic Bilbaon në finale të kësaj gare.

Në listë janë të përfshirë edhe Neto e Ansu Fati, të cilët ende nuk dihet nëse do të luajnë në këtë ndeshje.

Gerard Pique që mungojë në ndeshjen e fundit ndaj Real Madridit, është rikthyer dhe do jetë gati për përballjen me Bilbaon.

Ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:30 në “La Cartuja” të Sevillës. /Zeri.info