Mbyllet pjesa e parë, Danimarka me epërsi minimale ndaj Belgjikës
Sport
June 17, 2021 - 18:48
Lajmet e fundit nga sporti
Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Danimarkës dhe Belgjikës në “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.
Në “Parken Stadium”, Danimarka dhe Belgjika janë duke zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin B.
45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë minimale të danezëve, 1-0.
Danimarka arriti që herët ta krijojë këtë epërsi, me Yussuf Poulsen që shënoi në minutën e dytë.
Vlen të theksohet se në minutën e dhjetë është ndalur ndeshja dhe të gjithë për një minutë kanë duartrokitur për Christian Eriksenin, i cili është duke u rikuperuar në spital. Eriksen mbanë fanellën me numrin dhjetë te Danimarka. /Zeri.info
LEXO TË PLOTË: Danimarkë - Belgjikë: Loja ndalet në minutën e 10-të, të gjithë duartrokasin për Eriksenin (VIDEO)