Milani interesohet për mesfushorin e Chelseas

Milani interesohet për mesfushorin e Chelseas

Sport July 30, 2021 - 15:17
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi italian, Milani, dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Chelseas, shkruan Zëri.info.

Bëhet fjalë për holandezin 28-vjeçar, Hakim Ziyech.

Sipas medies italiane “Calcio Mercato”, Milani e dëshiron shumë mesfushorin në skuadër, pas largimit të Hakan Calhanoglut në Inter.

Siç raportohet, klubi dëshiron që lojtari të huazohet me një mundësi blerjeje për 25 milionë euro në fund të sezonit.

Ziyech iu bashkua Chelseas më 14 shkurt 2020 për një tarifë prej 40 milionë eurove, duke u larguar nga Ajaxi. /Zëri.info