KB Ylli zyrtarizon përforcimin e katërt të huaj

KB Ylli zyrtarizon përforcimin e katërt të huaj

Sport July 30, 2021 - 17:12
Lajmet e fundit nga sporti

KB Golden Eagle Ylli po vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve, teksa sot ka prezantuar edhe një lojtar të huaj, shkruan Zeri.info.

Bëhet fjalë për Brandon Randolph, i cili sot (e premte) është zyrtarizuar nga kampioni në fuqi i Kosovës.

Randolph bëhet basketbollisti i katërt i huaj i transferuar nga klubi suharekas.

Para tij, Ylli ka transferuar edhe Barret Bensonin, Rashun Davisin e Tamas Brucen. /Zeri.info