Përfundon drama në kryeqytet, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët
Derbi dramatik i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur pa fitues, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar baras, 1-1.
Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84-të. Mbrojtësi i krahut realizoi nga pika e bardhë.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e gjashtë shtesë (90+6), me anë të Albert Dabiqajt.
Vlen të theksohet se “Skifterat” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 82-të, pasi nga loja me kartonin e dytë të verdhë u largua Armend Halili.
Pas këtij barazimi, Prishtina renditet e shtata me dy pikë, teksa ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë sezon.
Kurse, Gjilani renditet i gjashti me gjashtë pikë. /Zeri.info